
Duket se gjërat mes Benitës dhe Endrit nuk janë mbyllur përfundimisht! Edhe pse pak javë më parë ajo deklaroi brenda shtëpisë se i ka dhënë fund lidhjes me të, Benita i ka kërkuar sërish ‘Vëllait të Madh’ që të dëgjojë këngën e tij.
Këtë herë, reagimi i Endrit i ka habitur të gjithë. Ai nuk ka qëndruar indiferent, por ka ripostuar në Instastory momentin ku Benita shfaqet super e entuziazmuar duke kërcyer me ritmet e projektit të tij.
E gjithë kjo situatë bëhet edhe më interesante, pasi vetëm pak ditë më parë (për Shën Valentin), Endri publikoi disa trëndafila të kuq, duke shtuar dyshimet në rrjet.

