
Shkolla “Ismail Qemali” nuk do t’i përmbahet ndryshimit të orarit të vendosur nga Komuna e Prishtinës për shkak të muajit të Ramazanit.
Siç thuhet në njoftim e shkollës, nuk ka mundësi praktike të bëhet ndryshimi i orarit në këtë periudhë.
“Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë, për arsye të brendshme organizative të cilat janë analizuar nga drejtoria, nuk ka mundësi praktike për ndryshimin e orarit në këtë periudhë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me KDSh-në e shkollës lidhur me këtë çështje”, thuhet në një njoftimin e shkollës “Ismail Qemali”.