Prattipati takon Kurtin: ShBA pret angazhim konstruktiv për paqe dhe stabilitet rajonal

17:00 | 19 Shkurt 2026
prattipati-takon-kurtin:-shba-pret-angazhim-konstruktiv-per-paqe-dhe-stabilitet-rajonal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në zyrë të Ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka dhënë detaje rreth takimit mes tyre.

Në njoftim thuhet se ShBA-ja pret angazhim konstruktiv për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta me Kosovën për paqe dhe stabilitet në rajon.

“E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, u takua sot me Kryeministrin Albin Kurti pas formimit të qeverisë së re. Marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës ka potencial të madh, veçanërisht në zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, dhe ne presim me padurim angazhim konstruktiv për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta për paqe dhe stabilitet rajonal”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Komento: