
Ka kaluar amendamenti për dyfishimin e mbështetjes për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa, katër anëtarë të tij votuan për, tre kundër dhe dy abstenuan.
Amendamenti u paraqit nga Arian Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës.
Sipas tij, amendamenti ishte tejet i rëndësishëm për identitetin dhe reputacionin e vendit tonë.
“Kërkoj mbështetjen për amendamentin, i cili është shumë i rëndësishëm, për shkak se propozohet të dyfishohet mbështetja për të akuzuarit tanë që janë në Hagë”.
“Pra, bëhet fjalë për çështje shumë të rëndësishme – për identitetin dhe reputacionin e vendit tonë. Duke pasur parasysh se ka nevojë për mbështetje më të avancuar dhe më të lartë nga shteti i Kosovës, kjo është në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi”, tha ai.
Megjithatë, Fatos Geci nga Lëvizja Vetëvendosje nuk e përkrahu këtë amendament.
“Nuk janë themelues shteti dhe nuk konsideroj që duhet të votohet”, tha ai..eo