
Këtë të enjte për besimtarët e fesë islame ka filluar muaji i shenjtë i Ramadan.
Me këtë rast, në studion e emisionit “Adresa”, hoxhë Fadil Musliu ndau disa këshilla për agjëruesit, duke theksuar se agjërimi është më i lehtë sesa mendohet.
Sipas tij, fillestarët mund të kenë pak huti në ditët e para, pasi në çdo veprim frikësohen mos po e prishin agjërimin.
“Agjërimi, sinqerisht, vetëm për fillestarët paraqet pak huti, sepse në çdo veprim frikësohen mos po e prishin agjërimin. Por agjërimi është shumë i lehtë, sepse gjërat që e prishin agjërimin janë të pakta”, u shpreh ai.
Ai shtoi se këto rregulla bazike mësohen që në moshë të re nga nxënësit në xhami, por edhe nga masa përmes rrjeteve sociale, duke e bërë më të lehtë kuptimin dhe praktikimin e agjërimit.