Sot seanca e Kuvendit për buxhetin, do të jetë rreth 4 miliardë euro

08:00 | 20 Shkurt 2026
sot-seanca-e-kuvendit-per-buxhetin,-do-te-jete-rreth-4-miliarde-euro

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ndërkaq në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Seanca do të mbahet në ora 11:00. Projektligji parasheh që buxheti i përgjithshëm i shtetit për vitin 2026 të jetë rreth 4 miliardë euro.

Ky buxhet e përmban edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik që paguhen nga buxheti, pagë e cila do t’u paguhet sa po të hyjë në fuqi Ligji i Buxhetit, kishte deklaruar Kurti ditë më parë gjatë mbledhjes së Qeverisë. Buxheti 2026, sipas kryeministrit Albin Kurti përmban edhe rritjen e shtesës për përvojën e punës nga 0.25 % në 0.50 %, për 15 vitet e para. /Telegrafi/

Komento: