
Ambasadori i Kosovës në NATO, Astrit Zemaj i ka uruar ditëlindjen vëllait të tij, Enisit, i cili ra dëshmor në luftën për lirinë e Kosovës.
Në Facebook, Zemaj tha se ditëlindja e Enisit, familjes së tyre ia rikthen çdo herë buzëqeshjen, dashurinë dhe mallin që e kanë për të.
Pos tjerash, Astriti uroi ditëlindjen e Enisit me foton që ai e kishte shkrepur një ditë para vrasjes së tij, i cili u zu në pritë bashkë me axhën Tahir dhe Hasan Zemajn.