Anulohet televotimi, Big Brother përjashton banorin

09:31 | 20 Shkurt 2026

Big Brother Vip Albania ka bërë të ditur se televotimi i kësaj jave është anuluar.

Kjo për faktin se është përjashtuar banori i kësaj shtëpie, Kristi Lamaj.

Njoftimin e dha vëllai i madh përmes një zarfi të zi, i cili mbërriti sot në mëngjes në shtëpi.

“Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. Televotimi aktual anulohet“-thuhej në Zarfin e Zi që u lexua nga Brikena.

Theksojmë se Krisi javën e kaluar u largua nga shtëpia përmes murit por që publiku vendosi që të njejtit ti jepte edhe një shancë.

Komento: