Policia e gjen 14-vjeçarjen nga Rahoveci, u shpall e zhdukur nga nëntori 2025

11:35 | 20 Shkurt 2026
policia-e-gjen-14-vjecarjen-nga-rahoveci,-u-shpall-e-zhdukur-nga-nentori-2025

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka gjetur 14-vjeçaren, Alisiana Bekim Shala nga komuna e Rahovecit, e cila ishte shpallur e zhdukur që nga muaji nëntor 2025.  Policia ka bërë të ditur se pas publikimit më 18 shkurt të kërkesës për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat, “personi i raportuar si i zhdukur është lokalizuar”.

“Policia e Kosovës shpreh falënderim të sinqertë për të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke ritheksuar rëndësinë e raportimit me kohë dhe të bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet e rendit. Mbetemi të përkushtuar në garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: