
Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës kishte dorëzuar gjithësej 21 amandamente për Buxhetin e Kosovës, por që të njejtat u refuzuan.
Për këto amandamente, reagoi edhe i pari i partisë, Lumir Abdixhiku i cili përmes një postimi ne Facebook tha se me 21 amendamente të LDK-së për Buxhetin e Kosovës të cilat u refuzuan, me to u refuzua zhvillimi, e ardhmja, e interesi publik. Ai tha se këto amandamente nuk ishin të LDK-së, por të Kosovës.
Abdixhiku postoi në Facebook një fotografi të nje posteri i cili duket se është i vendosur para Kuvendit të Kosovës, por që i njejti paraqitet me gabime drejtshkrimore. Me këtë poster, Abdixhiku tregoi disa nga amandamentet më të rëndësishme të cilat i kanë dorëzuar në Kuvend. Këtu bënte pjesë edhe “Unaza e jashtme e kryeqytetit”, e cila ishte shkruar me gabime drejtshkrimore në posterin e LDK-së./Gazeta 10