Veç 4 anëtarë të pranishëm, dështon mbledhja e KPK-së

15:10 | 20 Shkurt 2026
vec-4-anetare-te-pranishem,-deshton-mbledhja-e-kpk-se

Ka dështuar të mbahet takimi i 286-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) pasi që të pranishëm ishin vetëm katër anëtarë. Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj ka treguar edhe se Milot Krasniqi mungoi për arsye shëndetësore.

“Para se me konstatu prezencën e anëtarëve, duhet të ju njoftoj që dje unë dhe anëtarët e Këshillit e kemi marrë një njoftim nga anëtari i Këshillit Milot Krasniqi do të mungojë në këtë mbledhje për arsye shëndetësore. Përmbajtjen e njoftimit e keni që të gjithë. Për mbajtjen e takimit apo kuorumin janë të nevojshëm pesë anëtarë, dhe duke marrë parasysh që prezenca është vetëm e katër anëtarëve dhe nuk është plotësuar kuorumi me këtë nuk ka kushte për t’u zhvilluar takimi. Për këtë arsye me këtë rast mbyll dhe takimin e sotëm”, tha ai./EO

Komento: