Nga paqja në raportet Kosovë–Serbi te evakuimi i amerikanëve në Afganistan, Michigan-i nderon Berat Gegajn

11:25 | 21 Shkurt 2026
nga-paqja-ne-raportet-kosove–serbi-te-evakuimi-i-amerikaneve-ne-afganistan,-michigan-i-nderon-berat-gegajn

Shteti i Michiganit ka dhënë një vlerësim zyrtar për Berat Gegaj, duke e nderuar për guximin dhe shërbimin e tij si ndërmjetës paqeje në Michigan, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në disa vende të botës.

Siç ka shkruar kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, vlerësimi është bërë nga Dhoma e Përfaqësuesve e shtetit të Michigan-it, ku përfaqësuesi shtetëror Woolford ka theksuar kontributin e Gegajt si ndërmjetës gjatë procesit të paqes Kosovë–Serbi në vitin 2020, njofton Dukagjini.

Po ashtu bëhet e ditur se Gegaj ka ndihmuar në ndërtimin e urave të komunikimit, pajtimit dhe shpresës mes liderëve që synonin mbylljen e dekadave konflikt. Gjithashtu, Gegaj është vlerësuar për rolin e tij gjatë evakuimit nga Afganistani në vitin 2021, ku ka kontribuar në shpëtimin dhe zhvendosjen e rreth 100 shtetasve amerikanë, duke punuar intensivisht në mbrojtje të jetëve dhe vlerave amerikane.

“Vlerësimi është bërë nga Dhoma e Përfaqësuesve e shtetit të Michigan-it, ku përfaqësuesi shtetëror Woolford ka theksuar kontributin e Gegajt si ndërmjetës gjatë procesit të paqes Kosovë–Serbi në vitin 2020. Sipas deklarimit zyrtar, Gegaj ka ndihmuar në ndërtimin e urave të komunikimit, pajtimit dhe shpresës mes liderëve që synonin mbylljen e dekadave konflikt. Gjithashtu, ai është vlerësuar për rolin e tij gjatë evakuimit nga Afganistani në vitin 2021, ku ka kontribuar në shpëtimin dhe zhvendosjen e rreth 100 shtetasve amerikanë, duke punuar intensivisht në mbrojtje të jetëve dhe vlerave amerikane”, ka shkruar Muharremaj.

Në arsyetimin e nderimit theksohet përkushtimi i Gegajt ndaj ndërtimit të urave mes komuniteteve dhe forcimit të bashkimit përmes dashurisë, përulësisë dhe shërbimit.

“Si pjesë e këtij vlerësimi, ai ka marrë titullin “Tribut i Veçantë”, si dhe flamurin amerikan që ishte ngritur në shtizë në ndërtesën e Kapitolit të Michigan-it më 1 janar 2026, një simbolikë që nënvizon mirënjohjen institucionale për kontributin e tij në paqe, shërbim dhe udhëheqje globale. Ky nderim, sipas dokumentit të legjislaturës së Michigan-it, evidenton ndikimin e qëndrueshëm të Berat Gegajt në jetën e shumë njerëzve dhe rolin e tij në nisma me rëndësi ndërkombëtare”, ka shkruar Muharremaj.

Komento: