
Benita Zena ka thyer heshtjen pas eliminimit nga gjysmëfinalja, duke i dhënë fund rrugëtimit të saj në spektaklin shumë të ndjekur vetëm një hap larg finales së madhe.
Dalja nga shtëpia më e famshme në vend duket se nuk ka qenë aspak e lehtë për ish-banoren, e cila përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram ka ndarë me ndjekësit një mesazh emocional dhe falënderues për mbështetjen që ka marrë gjatë gjithë aventurës së saj televizive.
“Momentalisht jam në gjendje të rëndë emocionale, por nuk munda pa ju falënderuar secilin për mbështetjen në këtë rrugëtim dhe tani në këto momente. Zoti ju ruajtë”, ka shkruar ajo, duke treguar se përjetimet pas eliminimit kanë qenë intensive dhe të ndjera.

Benita konsiderohej nga shumë fansa si një prej konkurrenteve më të forta të këtij edicioni, ndaj largimi i saj në prag të finales ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku mbështetësit kanë vazhduar t’i dërgojnë mesazhe inkurajuese dhe vlerësuese për rrugëtimin e saj.
