Lirohet nga aktakuza këngëtari i njohur, Labinot Rexha – reagon avokati Burim Halili

12:02 | 21 Shkurt 2026

Të enjten, Zyra ligjore “Access Law Office” ka pranuar aktvendimin e organit kompetent përmes të cilit lirohet nga aktakuza këngëtari i njohur, Labinot Rexha.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar nga avokati Burim Halili, i cili ka përfaqësuar Rexhën gjatë gjithë procesit gjyqësor.

Sipas njoftimit, vendimi i fundit konfirmon qartë drejtësinë e çështjes dhe përfaqësimin dinjitoz e profesional të klientit gjatë gjithë procedurës.

“Me datë 20.02.2026 kemi pranuar në zyrën tonë ‘Access Law Office’ aktvendimin i cili e liron klientin tonë nga aktakuza me vendim të organit kompetent. Ky vendim konfirmon qartë drejtësinë e çështjes dhe përfaqësimin dinjitoz e profesional të klientit tonë gjatë gjithë procesit”, thuhet në reagim.

Nga kjo zyrë ligjore theksohet se do të vazhdojnë të mbeten të përkushtuar në ofrimin e përfaqësimit profesional, etik dhe të pakompromis, duke mbrojtur me integritet të plotë të drejtat dhe interesat e klientëve të tyre.

Vendimi në fjalë i jep fund procedurës ndaj këngëtarit, duke e liruar atë nga çdo akuzë e ngritur më herët.

Komento: