
Faqja zyrtare e La Ligës në “Instagram” e ka bërë një postim të veçantë për yllin e kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin.
Në postimin e saj, La Liga ka bërë një përmbledhje të golave me kokë nga Muriqi në edicionin e sivjetëm.
“Pirati dardan” deri më tash ka shënuar gjashtë gola me kokë në sezonin aktual me Mallorcan, duke u bërë i pari që arrin këtë shifër që nga sezonit 2010/11.
“Top golashënuesi me kokë i pesë ligave më të mëdha evropiane. Lojtari i parë i Mallorcas që shënon gjashtë gola me kokë që nga Pierre Webo në sezonin 2010/11”, shkruan La Liga në faqen e saj zyrtare.