
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, me ç’rast u bë përurimi i një objekti modern në kompleksin e Agjencisë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti u shpreh se inteligjenca mbetet një nga hallkat më të rëndësishme në mbrojtjen e sovranitetit.
“Më inkurajon fakti që AKI po avancon vazhdimisht kapacitetet e saj teknologjike, analitike dhe operative, me ambicie dhe objektiva të qarta, duke u përshtatur me realitetin e ri të sigurisë dhe duke forcuar bashkëpunimin me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë.
Sukseset e AKI-së përgjatë viteve të fundit kanë kontribuuar në sigurinë kombëtare, rajonale dhe më gjerë, në bashkëpunim të afërt me institucionet vendore dhe shërbimet partnere” shkroi Kurti.