Kush është afaristi, mik i papës e baba i “Wesley Clarkut”?

08:10 | 22 Shkurt 2026
kush-eshte-afaristi,-mik-i-papes-e-baba-i-“wesley-clarkut”?

Është ndër shqiptarët më të pasur, sa që bën pjesë të shkaktarët pse Shqipëria po e bën edhe një ligj. Atë për konglomeratet. Por, Kadri Morinaj nuk është nga ata që e duan shumë publicitetin.

Kjo, edhe pse është pronar i disa bizneseve financiare në industrinë e sigurimeve e bankave, si edhe të atyre hoteliere. Ndërsa ka edhe koleksion të patundshmërive unike. E unik është edhe përkushtimi i tij për kombin, duke kontribuuar në ngritjen e respektit ndërkombëtar për figurat e ndritura shqiptare. Por, edhe duke vendosur lidhje miqësie me ndërkombëtarët që u gjendën në momentet me kritike.

Burri me prejardhje nga Kukësi e kishte mik, Papa Franceskun tashmë të ndjerë, por një lidhje të veçante e ka edhe me Uesli Klarkun, ish-komandantin e NATO-s që e bombardoi Serbinë për ta çliruar Kosovën. Me emrin e tij, e pagëzoi të birin.

Por, si dhe kur i hyri Morina fushës së ndërmarrësisë? Përgjigjet në këtë dhe shumë pyetje të tjera, Morina i dha për KosovaPress, në intervistën e parë të dhënë ndonjëherë në studio mediale.

“Bizneset e mia e kanë zanafillën që në vitet 90. Rrjedh nga një familje e madhe nga Kukësi dhe familja ime përpara ka qenë marrë me biznes. Isha në punë shteti në Tiranë. Me lëvizjen demokratike që filluan në Tiranë, mendova që do e gjeja vetveten në biznes. Fillimisht e fillova me tregti ushqimore. Pastaj me mobilje, materiale ndërtimi, me ndërtime. Kishte ulje dhe ngritjet e veta biznesi si në çdo vend. Dhe pastaj më vonë biznesi filloi duke u konsoliduar dhe kaluam në industrinë financiare. Në vitin 2000. Fillimisht hyra si aksioner kryesor në një bankë që u krijua nga biznesi shqiptar në Shqipëri, Banka Popullore. Një intuitë e imja e hershme ishte që mua më pëlqente shumë industria financiare. Dhe me kalimin e kohës më ofrohet një mik në Shqipëri thotë, shitet një kompani në Shqipëri. E ka një miku im i thotë, shoku nga Kosova, Ekrem Lluka. Dhe unë bizneset kryesisht i bëj në tavolinë, i bëj verbalisht, nuk i bëj me shkrime. I dhamë dorën njëri-tjetrit dhe u futa në industrinë e sigurimeve me kompaninë e sigurimeve Eurosig. U desh një luftë shumë e madhe, një përplasje me tregun, tregu i sigurimeve në atë kohë ishte i pastabilizuar, pasi Shqipëria kishte dalë nga një vend totalitar dhe s’dinte cka janë sigurimet. Me një sforco shumë të madhe arritëm që ta ngrinim kompaninë. Mbaj mend në atë ditë që kam marrë unë kompaninë, kompania e gjiron ditore kishte 5 mijë euro. Ku 5 mijë euro ne i shpenzonim edhe nëpër kafe. Po u desh një punë shumë e madhe. Ajo punë nuk më dedikohet vetëm mua, por i dedikohet edhe stafit tim që ditën të organizojnë dhe ditën të rekrutojnë njerëz të mirë, specialistë, të aftë, të ndershëm. Dhe pastaj historia vazhdoi. Mbas shtatë-tetë viteve Eurosig bëri hapin tjetër dhe e ribleu prapë një kompani në Kosovë. Në vitet 2016, ndofta më thonë edhe miqtë e mi, nuk kisha të ndalur, po mua më ishte krijuar industria e sigurimeve si të thuash, më ishte bërë si bixhoz në vetvete. Ose si drogë. Ditë e natë, policë sigurimi, sigurime, zhvillimi i kompanisë, domethënë isha, nuk e kisha më tepër në arsyen e lekëve, sa e kisha që kjo kompani kishte dhe përgjegjësi publike dhe mua më jepte një motiv pasi edhe kontrollohesha nga autoritetet mbikëqyrëse dhe më jepte një motiv që kompaninë ta, ta zhvilloj sa më shumë. Në vitin 2016 mora aty një iniciativë të që të gjithë më thonë të çmendur dhe hyra bleva kompaninë INSIG të Shqipërisë, ku shteti kishte nxjerrë 15 milionë euro, unë e bleva 16 milionë euro. 1 milion më shumë. Pavarësisht se kishte një gropë shumë të thellë, shumë të madhe brenda. Unë mendova ta mirëadministroj dhe ta çoj aty ku është sot edhe INSIG, i cili është një ndër kompanitë më të mira”, thotë ai.

Më pas hyri në tregun bankar, duke i dhënë biznesit përmasat e konglomeratit, për të cilët Shqipëria po bën ligj të vecante .

“Po ashtu, prapë s’u ndala, më çmendurit e mia, po me iniciativa, të themi që me çmenduri në kuptimin e mirë të fjalës, dhe i kisha vënë taksë vetes që unë duhet të kem edhe një bankë. Me iniciativën time, me shokë, me administratën, arritëm e kupton që të blejmë edhe bankën e zhvillimit islamik që ishte në Shqipëri. Ishte një bankë e një banke shumë të fuqishme në Arabinë Saudite. Dhe për dy vjet hyra me 9 për qind dhe për dy vjet mora komplet aksionet. Se e shihsha veten pa e plotësuar. Marr e krijoj edhe një kompani mikrokredie financiare dhe besoj tash është kompletuar grupi. Grupi, pasi është një ndër grupet më të fuqishme financiare në Shqipëri, Kosovë. Për arsye se është i vetmi grup që ka edhe kompani sigurimesh, edhe bankë, edhe mikrokredi, edhe biznese të tjera siç janë real estate, ndërtime, që janë biznese diversifikim portofoli. Aktualisht punojnë rreth në grupin e biznesit tim punojnë gjithsej rreth 2 mijë e 500 apo 3 mijë veta.Ku më shumë predominon, elementi femër, se vetë industria financiare po, kemi një grup, mund ta quajmë model, pasi edhe FMN-ja edhe Banka Botërore edhe me komunitetin evropian, më ndofta unë po bëhem sebep në Shqipëri që do bëhet ligji i konglomerateve. Për arsye se tash më kanë futur në grupin e konglomeratit, pavarësisht se konglomerati do njerëz mbi 6 miliardë, por si rezultat e strukturës që ka industria financiare dhe mbi përgjegjësitë publike që ka si në banka edhe në kompani sigurimi, dhe na fusin, do bëhet ligji i konglomeratës, pastaj ligji i konglomeratës ka të mira dhe të këqija…

Ky është i kënaqur me operimin e biznesit në Kosovë.
Eurosig në Kosovë është një ndër kompanitë që ka, prim dhe tranzhin më të madh në sigurimet vullnetare, sidomos në sigurimin e shëndetit. Se TPL-ja ta detyron ligji. Është një, ndër kompanitë që sot për sot mund të hyni në statistikat e Bankës Qendrore të Kosovës, që është e mirëkapitalizuar 150 për qind. Që s’është asnjë kompani në Kosovë, siç është Eurosig-u. Është një kompani që ka tre vite që është flamurtare e pagesës së dëmeve. Ne jemi kompania e parë me vëllimet më të mëdha të pagesës së dëmeve në Kosovë. Çfarë do të thotë kjo, mund të thuash ti, pse e përmend. Pasi neve për këtë punë jemi. Dhe raporti i dëmeve-primeve ka arritur një, përqindje aq të madhe, sa pak e ka Evropa. Ne jemi 75 për qind sot pagesës së dëmeve me prime. kjo eshte ne fund…Në grupin tim dëmet e mëdha janë bërë dëme të vogla. Për arsye se vetëm në Shqipëri ne kemi pasur dy vitet e fundit mbi katër raste, për dy vitet e fundit, nga 2 milionë euro një dëm, i cili është paguar në kohë rekord. Kemi pasur bypass-in e Fierit, kemi pasur dëme të kartonit jeshil. Po kështu kemi pasur edhe në Kosovë, kemi pasur një ngjarje të një kompanie shumë të fuqishme këtu në Kosovë. Nuk e mbaj mend, me sa duket Elkos-i, ku neve për, për maksimumi për 30 ditë i kemi paguar dëmin mbi 2 milionë euro. Domethënë, mbi 2 milionë euro e kemi dhënë me çek, jo e kemi çuar në llogari.

Por, investimet në Kosovë, nuk i ka kufizuar vetëm në fushën e financave.
Kemi biznese, nuk ma ta quaj biznes, por ja kam bërë për, për Kosovën dhe për shqiptarinë, në Mitrovicën e Veriut, po fillojmë, po bëjmë disa investime, ishim kompania e parë që hapëm degën e kompanisë, një kompani shqiptare në Mitrovicën e Veriut. Kemi bërë investime në liqenin e Ujmanit, kemi bërë investime në Mitrovicë, kemi bërë investime këtu në Prishtinë. Po nuk është e nevojshme për ta thënë”, potencon ai.

E lidhja me Kosovën që është e mocme, formën konkrete e kishte marrë gjatë luftës së viteve 1998-99.

“Dëgjo, raportet në atë kohë kanë qenë të natyrshme dhe tek unë kanë lindur ngaqë isha nga Kukësi, kisha shumë kushëri të mi në Has, në Tropojë, biznesin e kisha të fokusuar, quhet një vend Laprakë aty ku ishte farku i instaluar dhe nevoja në atë kohë për ndihmë nga Kosova ishte shumë e madhe. Dhe ishte nevoja që as njerëzit nuk e besonin. Me të vërtetë, se unë s’e mora në atë fushë, kishin nevojë për armë, kishin nevojë për gjëra, por unë kam mbuluar, kam, jam munduar me aq sa mundësi sa kam pasur, duke u munduar me financuar në mjete financiare, në buxhet financiar dhe në mjete motorrike. Nuk është rasti për t’i përmendur tash, po të gjithë liderët e ushtrisë së Kosovës i kam pritur dhe i kam përcjellë me dashamirësinë time, ndoshta jo në çdo moment unë direkt, por nëpërmjet organizimit dhe menaxhimit që bësha unë. Vetë njerëzit aktualë që janë sot, këtu se unë nuk kam qejf për të përmendur të mirat që bëj vetë, se nuk e kam bërë për detyrim, nuk e kam bërë për lavdi, po e kam bërë për, për dëshirën që kishin për Kosovën, por edhe për vuajtjet që kishte populli i Kosovës.
Ndërkohë, në cilësinë e sipërmarrësit, mbase ishte edhe shtetasi i parë i Shqipërisë që hyri në Kosovën e çliruar.

Bile, konçidenca doli më e madhja e madhe, pasi unë rastësisht hyra në investime në Tiranë, në Rinas dhe në Durrës me NATO-n për të bërë gazermet e NATO-s dhe me datë 15 qershor NATO u spostua në Bonsstillë. Dhe unë me datë 15 qershor më kujtohet si sot, në tetë të mëngjesit jam nisur me 10 kamiona, me 10 ekskavatorë dhe me 10 faristrata, e kam marrë, i pari biznesmen në Bostillë, jo për të fituar. Kam lënë kamionat aty, kam thënë, ja pafshi hajrin, kur të mbaroni punë, më çoni fjalë që të vij t’i marr. Dhe në një, dokument bile që më ka çuar Departamenti i Shtetit të Bashkuar të Amerikës mbas një viti, jam habitur dhe më thoshte, në atë kohë kompania quhej Anirom, thotë, Departamenti i Shtetit të Bashkuar të Amerikës thotë, ndaj jush thotë, ka detyrimin thotë, për 20 vjet, në qoftë se keni çdo lloj ankese për neve, që neve nuk ju kemi shërbyer me kushtet e kontratave që kemi pasur. Dhe e çoj konçidencën që me 15 qershor të hyj i pari në Bostillë me ushtarët e NATO-s.

E paraprakisht kishte afri me ushtarakët e lartë të Aleancës Veriatlantike që para hyrjes në Kosovë ishin vendosur në Shqipëri.

“Unë kam qenë ushtarak përpara dhe më kujtohet një ditë në pesë të mëngjesit, se ne punonim 24 orë në shtëpinë e oficerëve në Durrës, për të krijuar gazermet për ushtarët e NATO-s. Dhe ka qenë gjenerali Jackson, që kishte ardhur në darkë nga Kosova. Më kujtohet si sot, pothuajse në fytyrë ishte si Klarku, me atë beretën, trupgjatë. Dhe pothuajse ne u miqësuam me të, sa ai vinte kontrollonte çdo dhomë, çdo gjë. Dhe kur u çuam në mëngjes, sa kishte dalë mëngjesi, e kupton, ora 4:30 e mëngjesit, ngriti kokën lart, ju duk si vrenjësirë. Ah, tha, më duket tha se Serbinë po e ndihmon Zoti i shenjtë, se do të bjerë shi e s’do bombardojmë sot. Pra, edhe këto detaje i kishin gjeneralët e NATO-s për Kosovën”, tregon Morinaj.

Dashuria për Kosovën u shndërrua edhe në simbolikë familjare, meqë djali i tij mban emrin Ëesley Clark, në nder të gjeneralit që udhëhoqi çlirimin.

“Klarku është i 2008-ës. Unë para Klarkut kisha vajzën dhe kishte deklaruar që mua me më fal Zoti një djalë, do ja ngjes emrin Wesley Clark. Për një arsye. Unë kam pasur fatin ta takoj Wesley Clark në Durrës, pasi unë kam bërë investim të NATO-s në Durrës dhe në Rinas në kohën e luftës. Unë nuk e kam takuar si zyrtar, por e kam takuar rastësisht që vjen aty, unë bëja investimet. Ai njeriu më kishte hyrë në tru që, ky njeri do ta çlirojë Kosovën. Dhe me të thënë të drejtën e kupton, Ëesley Clark mirë që nuk bëri luftën e dytë botërore me, me rusët e Bosnjës, për të hequr. Dhe ditën e parë, fati, djali kish lindur në Amerikë dhe bleva atë gjendjen civile, kam thënë, po ç’është ky emër? I kam thënë, baba vetë do me ja ngjitur për hir të gjeneralit që ka çliruar Kosovën. Djali e ka takuar mbas 12 vitesh, 13 vitesh në Ëashington, pasi djali ka qenë në një kurs në Akademinë e Filmit në Neë York. Në takimin që ka pasur shqiptarët e Amerikës kanë shtruar një drekë për djalin tim dhe Ëesley Clark. Dhe djali im i thotë, e kam nderin thotë që kam emrin tuaj. Tha, jo tha. E kam për nder unë thotë që ke marrë ti emrin tim. Dhe tashmë Ëesley Clark është dhe mik i familjes tonë”, thotë ai.
Mes shumë njohjeve në biznes, politikë e jetë publike, një emër mbetet i gdhendur thellë në kujtesën e Morinës.

“Unë miq i kam të gjithë Kosovën, gjithë Kosovën. Me biznes, me politikë, me gjithçka. Por mirë është për ta përmendur ndofta për ata që s’jetojnë. Unë kam pasur një mike të ngushtë, familjare, që në religjionin e familjes mund ta quaj hallë, edhe për moshën që kishte. Ajo quhet e ndjera Nekibe Kelmendi, të cilën kam pasur një raport shumë të ngushtë familjar dhe qoftë në parajsës, edhe shpeshherë debatoheshim me Nekiben në kohën kur ishte ministre e drejtësisë, gjithçka e kupton, për Kosovën, dhe më ka lënë një mbresë të cilën edhe sot e kësaj dite ne kemi një lidhje shumë të ngushtë me nipat dhe mbesat e veta, dhe ditën që ka vdekur i kam thënë ekipeve, për sa të kem mundësi, për nipat e mbesat, mos e ke merak se ke Kadriun.

Morina e ka edhe një epitet, që pak njerëz në botë e kanë – ka medalje nga Papa. Kjo, falë miqësisë që kishte me të ndjerin Franceskun.

Raporti im me Papa Françeskun, qoftë shëndeti i tij, ka qenë komplet një rastësi dhe koincidencë. Unë në atë kohë kisha bisedë dhe miqësi me qeverinë shqiptare dhe i them, ore do të vijë Papa thotë, ma bjerin për drekë në restorantin tim. Dhe më thonë që Kadri, thonë të gjithë organizimin e kemi ne, vetëm ushqimin nuk e kemi, pasi më duket ja bëjnë me avion nga Vatikani. Po mirë, s’ka problem. Tre ditë para se të vie Papa, më vjen ambasadorja e Vatikanit, më merr në telefon. Më thotë zoti Morina, thotë, unë po isha në zyrë, thotë, kam nevojë për një takim me ju. I thashë, po vij në zyrë ose takohemi te zyra juaj. Jo zoti Morina, tha, do të, do të vijmë te restoranti juaj. Në rregull thashë. Vjen ambasadorja aty, kishte dy bodyguard me vete dhe kamerieri më thirr menjëherë urgjent. Thashë, po re, se jam me ambasadorin, thotë, çfarë thua? Hajde tha, se për këtë punë po të thërrasim. Thashë, normal, çfarë ke? Tha, ki kujdes, tha, se këto të dy që janë me ambasadorin, tha, kanë një muaj që hanë bukë këtu. Edhe më thotë, zoti Morina, thotë, Vatikani ka vendosur thotë që drekën t’ia shërbejmë ne për drekë Papa Françeskut. Ne jemi familje pothuajse praktikantë myslimanë. Njëherë u befasova. Pastaj mbas u m’u pre goja. Thashë, është kënaqësi. Edhe i thashë, vetëm kam një kërkesë. Tha, hajde tash. A mund të shërbejë kamerieri unë thashë? Tha, si të shërbej? Thashë, t’i shërbej Papës. Jo zoti Morina, tha, ti në protokoll tha, je në tavolinë me Papën. Ju do na jepni tre meny peshku, tre meny mishi dhe t’i çojmë në Vatikan dhe atë që do zgjedhim ne do gatuani ju. Nejse erdhi Papa, i gatuam, i shërbyem, me gjithçka. Fotot kanë qenë mbresëlënëse, pasi ai bëri me të gjithë stafin e kuzhinës, bile neve e kemi në foto që thotë, kush është kuzhinieri që më ka gatuar mua? I them ne ky. Edhe e ka në dorë t’ia bëjë në rregull. Është ushqimi më i mirë që kam ngrënë në jetën time. Saqë të nesërmen të gjithë mediat e huaja kanë dhënë që në Shqipëri një mysliman i kthen bukë Papa Françeskut.”
Por, këtu nuk përfundon lidhja me kreun e Kishës Katolike.

“Mbas një muaji më merr në telefon përsëri ambasadori, vjen ambasadori dhe vjen me disa kuti në dorë. Dhe thotë, dua stafin e që i ka shërbyer Papa Françeskut. Drejtoj stafin. Kishin marrë secili nga një dhuratë, nga Papa Françesku, për gjithë stafin. Deri këtu kishte shkuar përkujdesja e tij. Dhe te unë ishte një kuti e madhe, po ne si në kohën e Enverit që kush na binte dhurata e hapnim njëherë me e parë, unë nuk e hapa kutinë. Më thotë, shikoje, shikoje. Po mirë thashë se do e shohim. Ore shikoje, tha. Nejse e hapi. Unë shoh një medalje që nga 4mijë medalje që kishte prodhuar Papa Françesku për gjithë botën për njerëzit e tij, mua më kishte dhuruar të 319-ën. Dhe me titullin Mik Special i Papa Françeskut.”
Me pontifin që e ke kishte vizituar edhe dy herë në audiencën e tij, e trashi miqësinë edhe kur e ngriti shtatoren e Nënë Terezës në Brazil

Kur shkojmë në Brazil, takojmë ministrin e jashtëm të Brazilit dhe kryetarin e bashkisë të Rio de Xhaneiros. Në Rio de Xhaneiro, ishte bërë takimi aty. Dhe unë të bëj shaka, i thashë, ne e kemi prurë majë të hundës, them ju brazilianët. Unë njofem shumë mirë, tha. Ku na njeh ti, tha kryetari i bashkisë? I thashë, unë njof shumë mirë, thashë, se njof Xha Amazonën, thashë, se ne e kemi prurë shtatë herë në kongres në Shqipëri thashë. Oh, tha, unë jam i partisë së Xha Amazonës. Ti thashë je i partisë së Xha Amazonës, thashë? Ne jemi nga vendi i Nënë Terezës. Jo tha, Nënë Tereza është maqedonase nga Maqedonia. Jo mo, s’është nga Maqedona. Edhe ishte ditë me Bushatin prezent, ministrin e jashtëm. Unë u acarova, i thashë, ore, a jeni në të terezi? Dhe aty kuptoj që Brazili ishin 200 milionë dhe ishin më katolikë se vetë Vatikani. I thashë, në rregull. Për të vërtetuar them që Nënë Tereza është shqiptare, thashë, më gjej vendin dhe unë do të vij statujën e Nënë Terezës thashë këtu në Brazil me lekët e mia. Aty kontribuoi shumë edhe një konsull brazilian që ishte në Shqipëri, ai hapi sytë. I thotë ministri i jashtëm i thotë, po tha, është shqiptare tha. Ajo ka lindur në pjesën shqiptare të Maqedonisë, po është shqiptare Nënë Tereza. Nëna e saj tha ka vdekur në Tiranë. Ai prapë nuk e besonte. Mbaroi ai takimi protokollar. Vetëkuptohet që ato s’e pranuan se ishin me komunistët apo ato abstenonin, s’ka problem. Edhe i thashë, do vij ta sjelli, ta vë bustin e Nënë Terezës para bashkisë të Rio de Janeiro. Në udhëtimin e dytë që shkova për të lidhur kontratat me rastin e lojërave olimpike, para lojërave olimpike faktikisht, më çojnë një mesazh dhe më thonë, Vatikani ka vendosur për ta vënë bustin e Nënë Terezës thotë në para kishës metropolitane, aty ku është Papa Vojtila, pasi te bashkia bëjnë shumë demonstrata, bëjnë gjëra e kupton, mos na e dëmtojnë bustin. I them unë okej. Edhe është përballë statujës së Krishtit. Dhe unë vendosa për ta çuar bustin e Nënë Terezës me rastin e lojërave olimpike. Dhe aty ka qenë inaugurimi i bustit, presidenti i asaj kohe, zoti Hashim Thaçi edhe Lindita Nikolla, ministrja e arsimit të Shqipërisë. Është bërë me protokoll shteti, gjithçka. Dhe pyetja që më kthej prapë kryetari i bashkisë, tha, pse e bëne të gjithë këtë? I thashë, e bëra thashë, që ta marrin vesh 200 milionë katolikë në Brazil që Nënë Tereza është shqiptare. Pasi vendosa bustin, mbas gjashtë muajsh më merr një telefonatë nga Vatikani dhe më thonë që Papa Françesku ka vendosur për të bërë një meshë për juve në Rio de Janeiro thotë, për nder të që keni çuar bustin atje. Thotë, edhe do çoj një kardinal apostafat prej ty nga Vatikani. Më caktoj dy data, një ishte 12 tetor, një 17 dhjetor. Unë kisha një takim tjetër në Oxford të Anglisë, pasi kisha më dhanë një temë para biznesit anglez, kisha për të marrë një titull. Me datë 21 dhjetor, i thashë unë, në rregullj, më 17 dhjetor. Dhe kam ikur në Rio de Janeiro për dy ditë. Dhe situacioni im ka qenë që unë kur shkova atje, gjeta 3 mijë veta, në, në meshë dhe 10 priftërinj kishin marrë një pllakatë që e kishte çuar Papa Françesku për mua, e kishin mbuluar me flamurin shqiptar dhe ma dorëzojnë. Ai ishte spanjisht, s’e di çfarë ishte. Dhe më thonë, kjo pllakatë vendoset për nder të zotit Morina, si mik special i Papa Françeskut, në derën e kishës metropolitane, ku aty vetëm një pllakatë ishte për Papa Vojtilën.

Edhe bustin e Ismail Qemalit e ngiti në Bukuresht me nismë personale.

“Busti i Ismail Qemalit në Bukuresht në Rumani, edhe aty ka nisur iniciativa personale, pasi unë isha në Bukuresht dhe flej te hoteli Kontinental, ishim me ministrin e jashtëm ditë me Bushatin. Takuam kryetarin e bashkisë, edhe i them, o zoti kryetar, këtu ka filluar pavarësia e Shqipërisë me intelektualët e asaj kohe. A na lejoni të vëmë një bust të Ismail Qemalit këtu, pasi janë fillimet e pavarësisë? Në rregull, tha, s’ka asnjë problem, tha. I thashë, t’i rregullojmë ne gjithë lekët, mos ki merak. U mora me ambasadorin dhe pse jo të mos jetë Ismail Qemali aty ku kanë bërë fillesat e para të pavarësisë”, thotë ai.
Paratë Morina nuk i ka kursyer as për trashëgiminë kulturore e art.

“Unë për artin dhe për kulturën jam shumë i ndjeshëm, pasi vetë në rininë time e kam pasur, rënë dashuri me artin. Për arsye biografie mua nuk më çuan për dramaturgji, më çuan për shkollë, jam veteriner. Por ai pasion akoma, vazhdon të jetë peng tuaj, po ndoshta besoj do ta bëjë mashtruesi i vogël Klarkut që thashë. Dhe shpeshherë u them njerëzve që kur vijnë për të sponsorizuar një libër, i them, aman të lutem, vetëm për nënën e babën e katunin mos shkruaj. Po shkruajte për Shqipërinë, po bëne poezi, po çfarë të duash, një person që çorron sytë gjashtë muaj të shkruajë një libër, nuk janë asgjë e kupton, një botim i librit, 5 mijë apo 10 mijë euro. Po nuk e di as vetë se sa libra dhe se çfarë kam bërë. Të jemi sinqertë domethënë, po nuk dua ta përmend se s’ka lidhje.

Si afarist i suksesshëm, u bë adresë edhe e financimit të veprimtarive humanitare.
Është një dëshirë e imja, është një pasion i imi, është, është një pjesë sado pak e vogël e biznesit tim, t’ia kushtoj edhe njerëzve në nevojë, t’ia kushtoj, sidomos jam shumë i ndjeshëm ndaj fëmijëve jetimë, ndaj fëmijëve që janë me probleme mendore që sot po shtohen, ndaj njerëzve në nevojë. Kam kontribuar, ç’është e vërteta, edhe në kisha, kam ndërtuar kisha, kam ndërtuar xhamia, kam ndërtuar teqe. Për ato vende që nuk kanë pasur mundësi ajo pjesë e popullit, e fshatit, e kupton.

E kur flet për fëmijët, e ka një rrëfim unik për të vetët.

“Kam katër yje, tre çuna e një princeshë. Ajo çka lumturinë më kanë dhënë fëmijët e mi është që të gjithë kanë mësuar. Të gjithë janë me shkolla ndërkombëtare. I madhi është 30 vjeç, sapo ka filluar punën në bizneset e mia. Të dytin e kam në Londër, po atje ka mbaruar me çmime ekselente, po ashtu edhe vajza në juridik. Po kështu edhe Clark, që është edhe i Kosovës edhe i Shqipërisë. Jam shumë, shumë i lumtur që ato kanë mësuar, ma kanë shpërblyer me shkollën që kanë marrë. Për arsye se kanë pasur edhe shumë mundësi të tjera si rezultat i një mundësie financimi timit me marrë dhe rrugë të tjera. Kurse për me pyet që a janë angazhuar në bizneset e tua, më duket se përgjigja më përpara. Që thashë fëmijëve s’do ju lë as biznes as para, po do ju lë emrin tim. Duke u lënë emrin tim, ata në qoftë se janë të zotë, se sapo është herët për të, për të menduar që ato kanë filluar për ta, për ta marrë biznesin, se unë do doja më lëshu me dy duart sot, e kupton? Por janë shumë të rinj, por jam shumë i lumtur për shkollat që kanë marrë”
E në këtë pasuri që e bartë emrin e tij, afaristi nga Kukësi, tashmë ka edhe disa prona emblematike të historisë shqiptare dhe botërore.

Jam i apasionuar ndaj objekteve të vjetra dhe objekteve të vjetra me i kthyer në origjinë. Kam marrë objekte tek Mësonjëtorja në Korçë, në Shkodër, në Berat, në Gjirokastër. Po ndodh të rri të bëj shaka ndonjëherë edhe qershia mbi tortë është që unë kam blerë vilën e Enver Hoxhës në Durrës, të Mehmet Shehut, edhe vilën e Zogut në Durrës, të cilat janë bërë projekte të kthehen në identitet. Me shokët e mi kur bëj shaka ndonjëherë, se unë jam edhe pak alegri kur bëj muhabet, i them, dëgjo. E kam marrë se nesër do vizitohen nga turistët. Ato komunistat e Enverit shkojnë te Enveri. Kurse zogistat dhe kapitalistët shkojnë te vila e Zogut. Dhe të dinë ku ka jetuar Enveri, ku ka jetuar Zogu. Jam i apasionuar ndaj objekteve të vjetra. Kjo është e vërtetë. Gjithashtu, një ditë duke kalaur rrugës, ne i bëjmë bizneset në Baden-Baden, bëjmë bizneset e sigurimeve. Kaloj te një hotel, ishte monument kulture, yll. Dhe më thotë një miku im, shitet ky. I them unë, po ç’ke është shumë i bukur. Jo, thotë, ka një histori të veçantë. Çfarë historie, thotë? Thotë, këtu ka shkruar Dostojevski librin “Kumbari”. I them unë, në rregull, jepu zotit filan çmim. Thotë, më kthejnë përgjigje. Thashë, si filan çmim? Mbas një jave më kthejnë përgjigje, shkova e bleva vetëm se kishte shkruar Dostojevski librin “Kumbari” aty.

Këtu mund të ndiqni intervistën e plotë me biznesmenin që lidhi emrin me Kosovën dhe botën, në kuadër të emisionit Shtylla:

Komento: