Arrihet marrëveshja, Inter transferon portierin e ri për 30 milionë euro

14:59 | 22 Shkurt 2026

Inter e ka gjetur pasardhësin e Yann Sommer.

Drejtuesit e Interit kanë vendosur që në verë ti ndajnë rrugët me Yann Sommer, pasiqë ky i fundit nuk po bind me paraqitjet e tij.

Sipas raportimeve të fundit, Inter ka arritur tashmë marrëveshje me pasardhësin e Sommer.

Calciomercato, raporton se Inter ka arritur marrëveshje me portierin e Tottenham, Gugliermo Vicario.

29-vjeçari ka dhënë dritën jeshile për tu transferuar në Milano dhe zikaltërit së shpejti do të nisin bisedimet me Tottenham.

Vicario ka kontratë me Tottenham deri në vitin 2028 dhe për kartonin e italianit Spurs kërkojnë 30 milionë euro, shifër të cilën zikaltërit janë të gatshëm ta paguajn.

Komento: