
Një 20 vjeçar është vrarë nga Shërbimi Sekret Amerikan në resortin Mar-a-Lago mëngjesin e së dieles.
Raportohet se i riu po përpiqej të hynte në pronat e presidentit të ShBA-së Donald Trump.
Sipas shefit të komunikimit të United States Secret Service, Anthony Guglielmi, i riu hyri në mënyrë të paligjshme në perimetrin e sigurisë rreth orës 1:30 të mëngjesit.
Ai u pa pranë portës veriore duke mbajtur atë që dukej si pushkë dhe një bidon karburanti.