Berbatov ‘frikëson’ Kosovën para ndeshjes me Bullgarinë

19:48 | 10 Qershor 2019

Bullgaria dhe Kosova do të luajnë sonte në Sofije në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2020’.

Ish-sulmuesi i Manchester United dhe legjenda e Bullgarisë, Dimitar Berbatov, duket se do të jetë në “Vasil Levski” për ta mbështetur nga afër ekipin e tij.

Berbatov, që ka bërë 78 paraqitje për Bullgarinë dhe ka shënuar 48 gola, ka publikuar një video në rrjetet sociale duke treguar se është në Sofje, për të mbështetur të tijtë kundër Kosovës.

“Njerëz, përshëndetje nga kryeqyteti i Bullgarisë, Sofie”, tha fillimisht Berbatov.

“Java është duke filluar fuqishëm, kështu që le të fitojmë sonte”.

Pas barazimit 1-1 me Malin e Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, Kosova sonte do të kërkojë pikët e plota kundër Bullgarisë, ndeshje që do të zhvillohet nga ora 20:45 në Sofje në “Vasil Levski”.

Komento: