Incident i rëndë në KEK, vdes një punëtor

13:13 | 27 Shkurt 2026

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.), njofton se sot, në termocentralin “Kosova B”, ka ndodhur një incident i rëndë, ku është përfshirë një mjet transportues kamion dhe një punonjës.

Si pasojë e këtij incidenti, një punonjës mashkull kosovar 55-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda.

Në vend ngjarje menjëherë kanë dalur zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë./Indeksonline

Komento: