
Donald Trump i tha CNBC-së se operacionet ushtarake kundër Iranit po përparojnë “përpara afatit”.
Në bisedë, ai komentoi gjithashtu mbi çmimet e naftës dhe detajet rreth vetë operacioneve, shkruan CNBC.
Kur u pyet për çmimet e naftës, Trump tha se nuk ishte i shqetësuar.
“Asgjë nuk më shqetëson. Unë thjesht po bëj atë që është e drejtë. Në fund gjithçka shkon mirë”, tha ai.
Duke folur për Iranin, Trump theksoi suksesin e madh të operacioneve.
“Askush nuk mund ta besojë suksesin që po kemi, 48 udhëheqës të vrarë me një goditje të vetme. Gjërat po ecin me shpejtësi”, tha ai