Eksperienca arabe drejt fundit, Darwin Nunez transferohet te gjiganti italian

22:49 | 02 Mars 2026

Darwin Nunez në Serie A.

Juventusi synon të përforcojë repartin ofensivë në merkaton e verës, duke vënë në shënjestër një qendërsulmues të nivelit të lartë për sezonin e ardhshëm.

Darwin Nunez, aktualisht pjesë e Al-Hilal është objektivi kryesorë i Biankonerëve për merkaton e verës.

Kriza në sulm është bërë e dukshme te bardhezinjtë, pas formës zhgënjyese të Jonathan David dhe ngecjes së rinovimit me Dusan Vlahovic.

Nunez e ka humbur vendin e titullarit te Al-Hilal pas ardhjes së Benzema dhe uruguaiani do të largohet nga Arabia Saudite në verë.

Komento: