
Pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli, Mossi, ka reaguar sërish në rrjete sociale.
Meqenëse e paralajmëroi se nuk do të ndalet me kaq, reperi ferizajas i ka bërë kërcënime të reja.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Mossi ka thënë se do gjak e mish.
“Normal unë dua gjak, dua të shoh mish nuk jam kangur me u rrah me grushta por pasi ke ti u bë një përjashtim i cili s’ka me u bë”, shkruan ai.
Tutje vazhdoi: “Të shohim sërish kush është cekëll a çka është se edhe kokën e enjtur edhe akoma duke folur”.

Pas sulmit fizik, Mossi e paralajmëron Burim Pacollin: Nuk do të jesh asnjëherë i mbrojtur kur flet keq për punën e tjetrit
Mossi duhet theksuar se është akoma në arrati.
Duket se kjo ndodhi për shkak të analizave që Burimi ia ka bërë teksteve të tij, projekteve që ka publikuar.
