
Antonie Griezmann do të largohet gjatë verës nga Atletico Madrid.
Francezi konfirmoi se do të largohet nga Atletico Madrid muajin e kaluar dhe ka qenë i lidhur me një kalim te Barcelona ose Paris Saint-Germain.
Sipas Le Parisien, Griezmann ka zgjedhur Barcelonën përpara PSG-së, përcjell lajmi.

Gazeta franceze thotë se PSG nuk ka shans që të nënshkruajë me sulmuesin dhe klubi i Ligue 1 ka përparësi të tjera në tregun e transferimeve.
Klauzola e lirimit të Griezmann do të bjerë nga 200 milionë euro në 120 milionë në 1 korrik dhe lojtari pritet të njoftojë të ardhmen e tij.