Paralajmërim nga Izraeli: Raketat e Iranit me rreze të lartë veprimi, mund të goditet edhe Kosova

09:50 | 04 Mars 2026
paralajmerim-nga-izraeli:-raketat-e-iranit-me-rreze-te-larte-veprimi,-mund-te-goditet-edhe-kosova

Lufta e nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Izraeli në Iran pritet të përshkallëzohet dhe të marrë përmasa edhe më të mëdha përpara me kërcënimet e vazhdueshme nga udhëheqësit iranianë. Një shqetësim i veçantë ka dalë në dritë ditët e fundit me pretendimet e zyrtarëve izraelitë dhe perëndimorë se raketat balistike iraniane kanë kapacitetin për të arritur objektiva thellë në Evropë.

Në mesin e shteteve që mund të goditen nga raketat balistike iraniane është edhe Kosova e vendet e rajonit.

Një deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit paralajmëroi se aftësitë balistike të Iranit “shkojnë përtej Lindjes së Mesme”, ndërsa regjimi në Teheran u etiketua si një kërcënim në rritje për paqen botërore.

Komento: