Shpërthen Hadërgjonaj, kështu e përshkruan fitoren e Kosovës

11:07 | 11 Qershor 2019

Debutoi me Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen kundër Bullgarisë.

Mbrojtësi i krahut të djathtë të ekipit kombëtar të Kosovës, Florent Hadërgjonaj, e vazhdoi festën për fitoren 3:2 kundër Bullgarisë edhe me postimin e tij në rrjetin social Facebook, ku e shprehur dashurinë e tij për Kosovën.

Kosova shënoi fitoren e parë në kualifikime për një turne të madh futbolli, siç është Kampionati Evropian 2020. Këtë sukses “Dardanët” e arritën duke e mposhtur Bullgarinë në Sofje, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A të kualifikimeve në EURO 2020.

Hadërgjonaj u inkuadrua në këtë ndeshje nga minuta e 62-të, kur e zëvendësoi Mërgim Vojvodën. Në minutat në vazhdim, ai ishte i përfshirë në aksionet që e sollën fitoren dramatike të skuadrës së Bernard Challandes.

“Kjo është KOSOVA ime, ky është vendi që e dua më shumë se gjithçka”, shkruan Hadërgjonaj në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.

Komento: