Ermali dhe Kida fotografohen se bashku në Turqi, ky detaj merr vëmendjen

12:01 | 11 Qershor 2019

Ermal Fejzullahu është ndër këngëtarët me të dashur për publikun kosovarë.

Ai është i martuar me bukuroshën, Arianën, të cilët janë në pritje të fëmijës së katërt, shkruan ORAinfo.

Ermali këto ditë ka nisur pushimet me familje në Turqi.

Atje po e shoqëron edhe këngëtarja e njohur kosovare, Kida.

Ata kanë publikuar një foto pranë njëri-tjetrit.

Nuk dihet nëse kjo foto është bërë gjatë xhirimit të ndonjë klipi.

Që të dy janë shfaqur të veshur me shumë stil.

Kujtojmë që Kida dhe gruaja e Ermalit, Ariana janë shoqe të ngushta dhe shpesh i kemi parë në pushime se bashku. /ORAinfo/

Komento: