
Mesfushori i Paris Saint-Germain, Vitinha, ka përjashtuar përfundimisht çdo mundësi për të nënshkruar për Real Madridin në verë.
Ylli portugez, një nga lojtarët më me ndikim në klubin parisien, ka hedhur poshtë publikisht një transferim të mundshëm në Santiago Bernabeu.
Deklaratat u bënë gjatë një interviste në programin Soltinhos pelo mundo të Canal 11, ku reprezentuesi portugez u pyet drejtpërdrejt në lidhje me thashethemet që e lidhin atë me klubin e bardhë.
Klopp kërkon katër lojtarë të rinj te Real Madridi, gjithashtu konfirmon yjet që duhet të largohen
Përgjigja e lojtarit ishte e qartë dhe e drejtpërdrejtë. Vitinha nuk la vend për interpretim kur shpjegoi qëndrimin e tij në lidhje me një transferim hipotetik te Real Madridi.
Mesfushori konfirmoi se largimi nga PSG nuk është në planet e tij dhe se nuk e konsideron të përshtatshme të ndryshojë projekte në këtë fazë të karrierës së tij. Me fjalët e tij, ai deklaroi se një gjë e tillë “do të ishte marrëzi” dhe e bëri të qartë se ndihet plotësisht rehat në klubin parisien.
“Do të ishte një gabim të largohesha nga PSG. Ndihem shumë mirë këtu, më pëlqen të jem këtu, edhe familja ime e pëlqen”, ka thënë fillimisht Vitinha për Canal 11.

“Nuk mendoj se është gjëja më e mirë që mund të bëj për mua tani: Ndjej se tifozët e PSG më vlerësojnë dhe kam ndjesinë se kam fituar dashurinë e tyre. Kemi një ekip fantastik dhe një trajner të pabesueshëm”, përfundoi portugezi.
Me këtë deklaratë, futbollisti i jep fund spekulimeve që e vendosnin atë si një nga përforcimet e mundshme të Real Madridit për afatin e ardhshme të verës. /Telegrafi