Ky është kundërshtari i parë i Feronikelit në Ligën e Kampionëve

12:30 | 11 Qershor 2019

Kampioni i Kosovës, Feronikeli mëson kundërshtarin e parë në Ligën e Kampionëve.

Është hedhur shorti për ndeshjet parakualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen gjysmëfinale, Feronikeli do të luaj kundër skuadrës së Gjibraltarit, Lincoln Red Imps.

Në rast fitoreje, kampionët e Kosovës do të përballen me fituesin e ndeshjes tjetër Tre Pene – FC Santa Colomo.

Ndeshjet do të luhen me 25 qershor, derisa finalja zhvillohet me 28 qershor.

Kujtojmë se Kosova është organizatore e kësaj gare dhe ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Komento: