Vajzës që po e padit Neymarin edhe sot i ndodhi diҫka e papritur

15:30 | 11 Qershor 2019

Lojtari i PSG-së, Neymar po përballet me akuza të rënda.

Danilo Garcia Andradem avokati i fundit i Najila Trindades, e ka lënë çështjen si pasojë e akuzave të bëra drejt tij nga Trindade.

Trindade e ka akuzuar Neymarin për keqpërdorim në një hotel të Parisit më 15 maj dhe e ka raportuar futbollistin brazilian në stacionin policor në Sao Paulo.

Avokati Andrade pretendon se Trinadade e akuzoi atë se e kishte planifikues plaçkitjen në apartamentin e saj dhe se është përgjegjës për zhdukjen e kompjuterit tablet të saj, me të cilin ajo e kishte xhiruar videon e dytë në Paris.

Trindade ka thënë se ajo e kishte kërkuar tabletin e saj përmes pajisjeve të tjera të saj, përmes shërbimit të Apple që të ndihmon ta gjesh vendndodhjen e pajisjeve të tua. Ajo pretendon se tableti i saj ndodhej në zyrën e avokatit.

“Do të doja shumë ta kisha unë sepse do të ishte dëshmia video prej shtatë minutave. Është një copë materiali që nuk ia kisha treguar askujt deri tash dhe tani nuk e kam më”, ka thënë ajo.

Avokati i parë i Trindades e kishte braktisur vajzën menjëherë pas publikimit të mesazheve mes saj dhe Neymarit në Ëhatsapp, pasi që nuk besonte se Najila po e tregonte të vërtetën.

Komento: