G7 do të diskutojë lirimin e përbashkët të rezervave të naftës emergjente

10:10 | 09 Mars 2026
g7-do-te-diskutoje-lirimin-e-perbashket-te-rezervave-te-naftes-emergjente

Ministrat e financave të G7 do të diskutojnë të hënën lirimin e mundshëm të rezervave emergjente të naftës, tha një burim qeveritar francez, në përgjigje të rritjes së çmimeve të naftës si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme .

Bisedimet u raportuan për herë të parë nga Financial Times, e cila tha se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë do t’i bashkohej diskutimeve, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Tre vende të G7, përfshirë SHBA-në, deri më tani kanë shprehur mbështetje për idenë, tha FT, duke cituar burime.

Komento: