
Dinamikat brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5 vazhdojnë të prodhojnë diskutime, ndërsa së fundmi vëmendja është përqendruar te raporti mes Mateos dhe Brikenës.
Gjatë një bisede me Egin, Greta ndau mendimin e saj lidhur me këtë marrëdhënie, duke theksuar se sipas saj ka një dallim në mënyrën se si të dy po e përjetojnë këtë lidhje.
Ajo u shpreh e bindur për ndjenjat e Mateos, duke thënë se e sheh atë të përfshirë dhe të sinqertë në këtë raport.
Sipas Gretës, Mateo duket i qartë në atë që ndjen dhe nuk ka dyshime për seriozitetin e tij.
Ndërkohë, për Brikenën ajo la të kuptohet se situata mund të jetë pak më ndryshe.
Greta theksoi se ka ende pikëpyetje për mënyrën se si Brikena po e përjeton këtë raport, duke shtuar se sipas saj ajo mund të jetë ende në fazën e paqartësisë.
Megjithatë, pavarësisht këtyre dyshimeve, Greta bëri të ditur se ka vendosur të mos ndërhyjë në marrëdhënien e tyre.
Ajo u shpreh se ka zgjedhur të mbajë distancë dhe të mos ushtrojë presion ndaj tyre, duke theksuar se nuk i është përzier çiftit për mënyrën se si po e zhvillojnë njohjen mes tyre.
