Allegri synon Scudetton, Milan transferon tre yje në merkaton e verës

21:32 | 12 Mars 2026

Duke qenë se Milan do të marrë pjesë në Champions sezonin e ri, përveç synimit për titullin në Serie A, lind nevoja që kuqezinjtë të bëjnë disa përforcime të nevojshme.

“CalcioMercato” zbulon se Max Allegri ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ndërhyrjen në tre reparte: mbrojtje, mesfushë dhe sulm. P

ërsa i përket mbrojtjes, ky repart ka shfaqur jo pak probleme këtë sezon, ndaj ka nevojë për një riformatim të themi.

Përforcimi i parë që pret Allegri është për qendrën e mbrojtjes. Një nga emrat e përmendur është Mario Gila i Lazios.

Përsa i përket mesfushës, dëshira e madhe e Allegri-t është Leon Goretzka, të cilin kuqezinjtë do të kenë mundësi ta transferojnë falas.

Gjermani do të krijonte një mesfushë bindëse bashkë me Adrien Rabiot dhe Luka Modric.

Përsa i përket sulmit, Allegri ka kërkuar një sulmues të mirëfilltë i aftë të shënojë 15-20 gola. Një nga emrat që pëlqehet shumë nga Allegri është Moise Kean i Fiorentinës.

Komento: