Kur do të bëhet plotësisht funksionale Ngushtica e Hormuzit? – flet Hegseth

14:15 | 13 Mars 2026
kur-do-te-behet-plotesisht-funksionale-ngushtica-e-hormuzit?-–-flet-hegseth

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka bërë paraqitjen e radhës para mediave rreth luftës në Iran.

Ai është pyetur nga gazetarët se kur Ngushtica e Hormuzit mund të bëhet plotësisht funksionale përsëri.

Hegseth theksoi se e vetmja gjë e që pengon trafikun në Ngushticë është Irani, raporton BBC.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse një nga objektivat kryesore të SHBA-së ishte shkatërrimi i marinës së Iranit dhe se SHBA-të po punojnë për të siguruar “rrjedhjen e energjisë”.

Duke e kthyer vëmendjen e tij te pozicioni bërthamor i Iranit, ai deklaroi se eliminimi i aftësisë së Iranit për të qëlluar raketa balistike do të sigurojë që Irani të heqë dorë nga aftësitë e tij bërthamore dhe ndihmon në mohimin e aftësive të tyre bërthamore.

Komento: