Sinan Vllasaliu me gruan shijojnë rrezet e diellit, momente romantike

22:22 | 13 Mars 2026

Sinan Vllasaliu dikur e mbante larg vëmendjes së publikut bashkëshorten e tij, por kjo gjë duket se ka ndryshuar me kalimin e kohës.

Teuta tashmë shfaqet më shpesh në postimet që këngëtari publikon në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai ka ndarë një fotografi ku shihet pranë saj, ndërsa të dy shijojnë rrezet e diellit në një moment të qetë së bashku, shkruan Kosovarja.

Çifti, që tashmë janë bërë edhe gjyshër, vazhdon të ndajë herë pas here momente nga jeta e tyre e përditshme, duke treguar një anë më personale për publikun.

Komento: