Urimi i Diolës për Erolldin: Gëzuar ditëlindjen Perandori im

11:00 | 14 Mars 2026

Çifti i njohur, dietologia Diola Dosti dhe biznesmeni Erolld Belegu, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen me dedikimet e tyre romantike.

Sot është një ditë e veçantë për Erolldin, pasi ai feston ditëlindjen, dhe sigurisht që urimi i partneres së tij nuk mund të mungonte.

Përmes një fotografie të ndarë në Instastory, ku dyshja shfaqet me plot stil dhe mjaft elegantë, Diola nuk i ka kursyer fjalët e mëdha të dashurisë.

Fillimisht, Diola e ka nisur urimin në anglisht duke e “kurorëzuar” partnerin e saj: “Gëzuar ditëlindjen Perandori im”.

Më tej, ajo ka vijuar me një dedikim mjaft të ndjerë në gjuhën shqipe, duke e konsideruar Erolldin si provën e dashurisë së Zotit për të:

“Paç jetën siç ke zemrën! Të bardhë, flori e diamant! Të paça sa malet! Ti je prova që Zoti më do shumë”.

Screenshot

Diola dhe Erolldi janë një prej çifteve më të pëlqyera nga publiku shqiptar dhe nuk ngurrojnë që shpeshherë të ndajnë me ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale momente të lumtura dhe deklarata të hapura dashurie si kjo e sotmja.

Komento: