
Më shumë se 3,000 persona, kryesisht civilë, kanë humbur jetën në sulmet izraelito-amerikane në Iran, sipas përllogaritjes së fundit nga Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), një organizatë me bazë në SHBA.
Mes të vrarëve janë të paktën 1,319 civilë, përfshirë 206 fëmijë, njofton HRANA, e cila mbështetet në një rrjet aktivistësh në Iran, si dhe në raportime nga shërbimet shëndetësore, emergjencat dhe organizata të shoqërisë civile.
Sipas NGO-së, 1,122 viktima janë ushtarë, ndërsa 599 raste të tjera nuk mund të klasifikohen qartë si civile ose ushtarake.
Vetëm në 24 orët e fundit, janë regjistruar 21 viktima civile, përfshirë një fëmijë.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, sulmet kanë shkaktuar të paktën 1,200 të vrarë dhe rreth 10,000 të plagosur. /Panorama