
Arianit Sllamniku është lënë në liri.
Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria Themelore në Gjilan, e cila ka njoftuar se hetimet mbi Sllamnikun janë duke vazhduar, por të njëjtit i është mbyllur masa e arrestit shtëpiak.
Si fillim, pas arrestimit Sllamnikut i ishte vendosur masa prej një muaji paraburgim, e më pas kjo masë u zëvendësua me masë të arrestit shtëpiak e cila tanimë është hequr e gjitha.
“Duke iu referuar kërkesës tuaj, të parashtruar me date 17 mars 2026, përmes email-it zyrtar të PTH – Gjilan, lidhur me rastin penal ndaj të pandehurit Arianit Sllamniku, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan është duke zhvilluar hetime dhe ndaj të njëjtit është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak”.