“Le të përpiqet t’i bëjë që të gjithë ta duan” – Donnarumma flet për festimet provokuese të Vinicius

20:42 | 18 Mars 2026

Portieri i Manchester City, Gianluigi Donnarumma, i është bashkuar kritikave ndaj Vinicius Junior për mënyrën e festimit në ndeshjen e fundit mes dy skuadrave.

Donnarumma u ndal veçanërisht te momenti i golit të dytë në kohën shtesë, kur Vinicius festoi përballë tifozëve vendas duke treguar emrin në fanellë. Pas këtij momenti, portieri italian iu afrua brazilianit në fushë për t’i folur.

Duke komentuar incidentin pas ndeshjes, Donnarumma theksoi se Vinicius është një lojtar i madh, por duhet të ketë një qasje ndryshe ndaj publikut.

“Ai është një kampion dhe të gjithë duhet ta duan. Këtë ia thashë. Ai luajti dy ndeshje të shkëlqyera, por mendoj se dikush si ai duhet të mundohet të jetë i pëlqyer nga të gjithë, sepse është një kampion”, deklaroi ai.

Kjo përballje përfundoi me triumfin e Real Madrid, që eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 5-1.

Komento: