Lirohet nga paraburgimi Gjesti

14:28 | 19 Mars 2026

Është liruar nga paraburgimi këngëtari i njohur kosovar, Gjesti.

Këngëtari i njohur, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti është liruar nga paraburgimi.

Kështu ka raportuar Klan Kosova.

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte vendosur masën e paraburgimit ndaj Gjestit i cili dyshohet për kryerjen e tri veprave penale.

Ai dyshohej se ka kryer veprat penale Kanosja, Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë si dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Komento: