
Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të enjten mbrëma në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin në fshatin Nadakovc.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 20:00, ku janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.
“Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima (këmbësori), mashkull rreth 27-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ngjarja ka ndodhur në territorin e Vushtrri, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme.
“Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim dhe procedura të mëtejme ligjore”, bëhet e ditur tutje.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente, përfshirë hetuesit e trafikut, të cilët po hetojnë rrethanat e aksidentit.
“Njësitet kompetente janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, thuhet në njoftim.