Milan vjen me transferim të “çmendur” nga Liverpool

10:05 | 12 Qershor 2019

Milan, i ri ka filluar të marrë formë, nga rolet e drejtorit, tek trajneri i ri dhe deri në nivelin e skuadrës.

Pas takimit të sotëm me Paolo Maldini, Frederic Massara është gati të bëhet drejtori i ardhshëm sportiv i rossonerit pas përvojës së tij të mëparshme në Romë, përcjell ORAinfo.

Massara pritet të nënshkruajë kontratën e tij sot. Pastaj do të jetë rradha e Marco Giampaolo, ish-menaxher i Sampdoria pritet të jetë pasardhësi i Rino Gattuso, do të ketë një takim para fundit të javës për të formalizuar marrëveshjen.

Milan po punon gjithashtu për blerjen e lojtarëve të rinj. Rossonerët po synojnë Dejan Lovren, mbrojtës kroat i lindur në vitin 1989, aktualisht që luan në Liverpool./ORAinfo/

Komento: