Lewandowski flet për duelin ndaj Shqipërisë

21:53 | 20 Mars 2026

Robert Lewandowski ka folur para sfidës së rëndësishme ndërmjet Polonisë dhe Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e madhe që ka kjo ndeshje për objektivat e skuadrës së tij.

Sulmuesi me përvojë ka nënvizuar se ekipi duhet të ruajë fokusin dhe qasjen profesionale, duke e trajtuar këtë përballje si një hap vendimtar drejt arritjes së qëllimit final, kualifikimit në një turne madhor.

Sipas tij, suksesi mund të arrihet vetëm përmes unitetit dhe punës së përbashkët në grup.

Lewandowski gjithashtu ka bërë të qartë se përballja me Shqipërinë nuk duhet të shihet si një ndeshje e zakonshme, por si një moment kyç në rrugëtimin e ekipit, ku çdo detaj mund të bëjë diferencën.

Ai ka bërë thirrje për përqendrim maksimal dhe përkushtim nga të gjithë lojtarët, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në fushë.

“Nuk po i qasem aspak ndeshjes ndaj Shqipërisë sikur të ishte loja ime e fundit me kombëtaren. Po e trajtoj si një gjysmëfinale ‘play-offi’ që duhet ta fitojmë”.

“Pastaj të luajmë në finale dhe të kualifikohemi për Kupën e Botës. Vetëm si ekip, së bashku, mund të luftojmë për këtë kualifikim”.

“Ky është qëllimi për gjithë Poloninë dhe do të bëjmë gjithçka që ta arrijmë”, ka deklaruar Lewandowski.

Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë do të luhet të enjten e 26 marsit, pikërisht në atë ditë kur edhe Kosova do të luajë në udhëtim ndaj Sllovakisë.

Komento: