Vrasja në Majac dyshohet se u krye nga një grua, e dyshuara e barrikaduar në shtëpi kërcënon me vetëvrasje

20:27 | 22 Mars 2026

Një ngjarje e rëndë është duke u zhvilluar në Majac, ku vrasja e raportuar dyshohet se është kryer nga një grua, 30 vjeçare, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve fillestare të siguruara nga Gazeta Sinjali, e dyshuara është barrikaduar brenda shtëpisë dhe po kërcënon se do të kryejë vetëvrasje, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitë policore, të cilat po tentojnë të menaxhojnë situatën dhe të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejmë.

Rrethanat e plota të rastit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet ndërhyrja e njësive speciale dhe negociatorit për këtë rast.

Hetimet janë në zhvillim.

Komento: