
Pas një periudhe të shkurtë larg vëmendjes mediatike, Xheneta Fetahu është gati për një rikthim të shumëpritur në ekranin televiziv.
Ajo ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e programit të njohur të fundjavës, E Diell, në Top Channel, shkruan Indeksonline.
Pjesëmarrja në një format kaq të ndjekur pritet t’i japë një tjetër dimension prezencës së saj në media.

Rikthimi i saj në ekran konsiderohet si një nga lëvizjet më interesante të sezonit televiziv, duke e vendosur sërish në qendër të vëmendjes.
