Ky është Ilaz Brahimi, i cili u vra dje në Majac

09:55 | 23 Mars 2026

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Majac, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Viktima e ngjarjes tragjike dyshohet të jetë Ilaz Brahimi, i cili u gjet i pajetë në vendin e ngjarjes.

Nga burime të afërta me hetimin kanë bërë të ditur se e dyshuara për vrasjen është Ardita Gashi 30 vjeçare.

Ajo dyshohet se kreu vrasjen dhe më pas plagosi dy persona të tjerë, ndërsa më vonë u gjet e plagosur rëndë, pasi dyshohet se tentoi t’i merrte jetën vetes pas krimit.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes. /Sinjali

Komento: