Aksident me vdekje në Divjakë

20:35 | 23 Mars 2026
aksident-me-vdekje-ne-divjake

Rreth orës 08:50 të kësaj të hëne, 23 mars, në aksin rrugor Divjakë-Lushnje, ka ndodhur një aksident mes një mjeti bujqësor pa targa, me drejtues M. M., 67 vjeç, dhe një motomjeti me drejtues I. D., rreth 70 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit bujqësor është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Komento: