
Milan ka arritur marrëveshje të plotë me Frederic Massara i cili do të bëhet drejtor i ri sportiv.
Massara, ishte drejtor i Romës dhe tani do të zyrtarizojë marrëveshjen në orët e ardhshme me rossonerët, përcjell ORAinfo.
Massara është një zgjedhje e ish-drejtorit të përgjithshëm të Arsenalit, Ivan Gazidis, i cili ka kërkuar që ish drejtori i Romës të bashkohet me rossonerët.
Massara do të nënshkruajë një marrëveshje dy-vjeçare me Rossonerët dhe zyrtarizimi i emërimit të tij në këtë detyrë do të ndodh së shpejti.
Milan ka arritur gjithashtu një marrëveshje me Marco Giampaolo i cili do të shpallet si menaxher i tyre i ri të premten.
Milan tani janë gati të fillojnë një sezon të ri me menaxhmentin e ri dhe me një trajner të ri.
Marrëveshja me Massara dhe Giampaolo tashmë është bërë dhe kjo është java e njoftimeve. /ORAinfo/
