Stenaldo lë përkohësisht shtëpinë e “Big Brother VIP”, largohet me makinë për surprizën e mbrëmjes

22:07 | 24 Mars 2026

Stenaldo ka lënë përkohësisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.

Atij i është përgatitur një surprizë e veçantë, të cilën do ta përjetojë mbrëmjen e sotme.

Banori është larguar me makinë nga ambientet e shtëpisë, për të vijuar më pas rrugën drejt vendit ku do të takojë një person.

I lumtur ai shijoi lëvizjet me makinë në rrugët e qytetit, teksa prej 90 ditësh vijon rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP 5”.

Komento: